00

Hyr në profilin tënd




Përdorues i ri? | Harruat fjalëkalimin?

  • Gjuha

Rozmarinë

Rozmarinë

Të intereson çmimi?

  • përshkrimi i produktit
  • profili i kompanisë
përshkrimi i produktit
  • Përshkrimi:Rozmarina
    është bima më e njohur, që ka ndihmuar në kurimin e mjaft sëmundjeve.
    Kjo bimë ndihmon dukshëm kundër diabetit, kur është i shoqëruar me
    depresion. Po ashtu, efektet shëruese të rozmarinës ndihen edhe te
    personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Mjaft e njohur, kjo bimë
    është edhe për forcimin e kujtesës, pastrimin e rrugëve të
    frymëmarrjes, eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës,
    kurimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale, pushimin e
    dhimbjeve në stomak apo shkrirjen e gurëve në tëmth. Ndërkaq, larja e
    trupit me ujë të zier me rozmarinë do të thotë më tepër shkëlqim për
    lëkurën tuaj, si dhe eleminimin e papastërtive. Një efekt të ndjeshëm,
    rozmarina ka edhe në pakësimin e djersës.
    Lahuni me rozmarinë
    Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron
    atë nga sëmundjet. Në fakt, gjatë stinës së verës, kjo procedurë shihet
    si shumë e rëndësishme, pasi duke i frekuentuar më së shumti detin dhe
    pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e
    ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë. Për përgatitjen e
    solucionit larës nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të
    grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujë të nxehtë. Kjo masë lihet në
    qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të
    shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35
    deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20
    minuta dhe më pas rekomandohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që
    banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni
    për të fjetur. Gjithashtu, larja këshillohet edhe për të gjithë ata që
    kanë probleme me gjumin gjatë natës. Banja ndihmon të bëjnë një gjumë
    të qetë e pa shqetësime. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës nuk
    duhet të bëhet nga persona, që kanë infeksione në lëkurë apo plagë të
    rënda, pasi bima përmban shumë antioksidantë, në veçanti acid karnozik.
    Dhe janë pikërisht këta antioksidantë, që i japin imunitetin trupit.
    Diabeti
    Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë
    nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e
    çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje. Për përgatitjen e
    çajit rekomandohet 1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të
    hidhet në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë.
    Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët
    rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes
    që çaji të mos ëmbëlsohet. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të
    rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë
    nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së
    rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar
    nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.
    Për kujtesën, frymëmarrjen, reumatizmën
    Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit
    të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një
    kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen
    e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të
    ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen e
    kujtesës. Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të
    përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të
    frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me
    grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët
    duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës. Kjo bimë shërben
    edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës.
    Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për
    të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje.
    Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në
    ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të
    bëjë regjim shtrati.
    Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me
    origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e
    motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të
    rozmarinës.
    Kundër djersës dhe infeksioneve
    Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë
    periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji
    shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë,
    por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga
    humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të
    sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e
    ndonjë sëmundjeje. Rozmarina është shumë e efektshme edhe për kurimin
    infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2
    filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.
    Dhimbje koke, stomaku, tëmth
    Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara
    me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas
    pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep. Te personat,
    që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një
    sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do
    të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese. Dhe sëmundja e fundit që
    kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për
    shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të
    lëngut në këtë organ.

    Paketë këshillash
    Këshillohet që gjatë pirjes çajit i rozmarinës të jetë i nxehtë
    Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke, për të dhënë rezultate
    Pjesët që përdoren për kurim janë gjethet e thara në hije dhe të grimcuara
    Nëse lani trupin me ujin e rozmarinës, kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar
    Nëse doni të bëni gjumë të qetë, këshillohet pirja e një gote ça.
    Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e rozmarinës
  • Disponueshmëria:Me porosi
  • Furnitori:Agroherbal Shpk
  • Garancia:1 muaj
  • profili i kompanisë



    0

    Shërbim klienti