Shega
|
- përshkrimi i produktit
- profili i kompanisë
përshkrimi i produktit
Përshkrimi: Në mjekësinë popullore përdoren frutat dhe lëvozhgat e tyre, lulet, farat, rrënjët dhe lëvorja e degëve dhe e rrënjëve, e cila ka shije te athet dhe ere.
Shega me farat e saj te kuqe si rubin është një frutë i shijshëm por edhe shume i vlefshëm për organizmin e njeriut. Ajo është konsideruar si frutë i fertilitetit.
Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektine, vitamine C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerre nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm. Vetëm 30 minuta pas marrjes se lëngut te shegës aktiviteti ynë rritet me 32 për qind. Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe përmirëson tretjen e ushqimeve. Ai përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe te zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Lëngu i shegës jep rezultate në luftimin e paraziteve që zhvillohen në zorre.
Lulet e shegës përmbajnë tanine dhe kanë veti rrudhëse e tonike; ato rekomandohen në dhimbjet e barkut, në hemorragji, në hemorroidet, si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve. Kuron :
Sëmundjet e stomakut
Sëmundjet e zorrëve
Dhimbjet e barkut
Hemorroidet
Ënjtjen e bajameve
Acarimin e mishrave të dhëmbëve
Merren 20-30 gramë lule shege në një litër ujë dhe vihen të zihen për gjysmë ore. Nga ky çaj merren 2-3 gota çaji në ditë. Edhe lëvozhga e frutave të shegës ka veti regjëse.
Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve.
Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, e veçanërisht te fëmijët. Për këtë merren lëvozhgat e një kokrre shege, vendosen në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.

Kategoria:Fara mbjellëse dhe kokrra , Ushqim i shëndetshëm
Disponueshmëria:Me porosi
Furnitori:Agroherbal Shpk
Garancia:1 muaj
profili i kompanisë
Agroherbal Shpk
- Emri i personit te kontaktit:Agroherbal Shpk