00

Hyr në profilin tënd




Përdorues i ri? | Harruat fjalëkalimin?

  • Gjuha

Livando

Livando

Të intereson çmimi?

  • përshkrimi i produktit
  • profili i kompanisë
përshkrimi i produktit
  • Përshkrimi:Vaj esencial LIVANDO – eshte cilësuar si nje vaj esencial dobi-prures.

    Konsiderohet per vetite e tij terapeutike ne lekure. Livando është vlerësuar klinikisht për efektet e saj relaksuese. Aroma e livandos sjell balancim fiziko-emocional.

    1. Masazhi me vaj livando ne shputat e kembeve ka efekt qetësues per te gjithe trupin.
    2. Vetem nje pike vaj livando ne duart tuaja, ferkojini duart me njera-tjetren dhe prekni jastëkun ku do flini. Kjo do t’iu sjelle gjume te rehatshem.
    3. Vendosni një pike vaj livando nëse iu pickon bleta apo ndonje insekt tjeter, për të ndaluar kruarjen dhe për të reduktuar ënjtjen.
    4. Vendosni 2-3 pika vaj livando në një djegie të lehte për të ulur dhimjet.
    5. Për të lehtësuar simptomat e ndjesise se vjelljes, vendosni një pike vaj livando prapa veshëve.
    6. Masazho me vaj livando kockën e hundës, për të zhbllokuar kanalet lotsjellës.
    7. Vaji i livandos hidraton lekuren e thate, apo buzet e plasaritura nga dielli i plazhit.
    8. Apliko 2 – 4 pika vaj livando mbi zonën e sqetulles për të vepruar si një deodorant.
    9. Vendosni disa pika të vajit te livandës në lëkurën e kokës për të eliminuar zbokthin.
    10. Lagni një cope pambuku me vaj livando dhe vendoseni në dollapin tuaj, për t’i dhene aromë veshjeve dhe per te sprapsur insektet.
    11. Vendosni një pike vaj livando në rubinetin e ujit (kroni). Kjo do te sjelle një parfum te mire ne ajer dhe do të vrasë bakteriet.
    12. Përhap vaj livando për të lehtësuar simptomat e alergjive.
    13. Perziej disa pika vaj livando me ujë të distiluar për të ulur dhimbjet nga djegiet e diellit.
    14. Aplikoni 2-3 pika vaj livando nese keni një skuqje të lëkurës për te ndaluar kruarjet dhe shëruar lëkurën.
  • Disponueshmëria:Me porosi
  • Furnitori:Agroherbal Shpk
  • Garancia:1 muaj
  • profili i kompanisë



    0

    Shërbim klienti