SUSAMI
|
- product description
- company profile
product description
Description:Susami është një nga bimët më të vjetra të kultivuara në botë. Vaji i susamit përdoret për shumë dobi, këtu e 5000 vjet. Në fillim është përdorur si burim i shkëlqyeshëm i kalciumit dhe magnezit, ndërsa sot shkencëtarët konfirmojnë shumë veçori shëruese të susamit. Susami është bimë njëvjeçare, e cila arrin lartësinë prej rreth 2 metrash. Lulet e susamit mund të jenë me ngjyra të ndryshme; të verdha, të kaltra ose ngjyrë të purpurt. Farat e kësaj bime janë popullore si mëlmesë, sepse u japin një shije të veçantë e të lehtë ushqimeve. Farat e susamit mund të jenë të bardha, të zeza ose ngjyrë kafe. Susami, gjithsesi, e meriton të jetë krah për krah me hudhrën, mjaltin, kurkumin dhe ushqimet tjera shëruese. Gjendet lehtë, prandaj nuk ka arsye për të mos e përfshirë në ushqimin e përditshëm, sepse mund të parandalojë sëmundje të ndryshme, madje edhe të shpëtojë jetë. Në 20 vitet e fundit, farat dhe vaji i susamit janë subjekt i shumë hulumtimeve shkencore, ndërsa ne ju sjellim disa nga përparësitë më të theksuara të dëshmuara të susamit. Diabeti Shkencëtarët kanë konstatuar që vaji i susamit përmirëson efikasitetin e ilaçeve orale (glibenklamidi), të cilat përdoren për kontrollimin e diabeti të tipit 2. Një hulumtim tjetër ka dëshmuar që me përfshirjen e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm mund të ulni edhe tensionin e gjakut, nivelin e glukozës te diabetikët hipertensivë, të cilët kanë rrezik më të madh nga sëmundjet e sistemit kardiovaskular (2 deri 3 herë më të lartë te meshkujt dhe 4 deri 5 herë më të lartë te femrat). Tensioni i lartë i gjakut Vaji i susamit është treguar efikas te ulja e tensionit të gjakut. Shkencëtarët kanë konstatuar që përfshirja e vajit të susamit në ushqimin e përditshëm ul tensionin sistolik dhe diastolik dhe redukton peroksidimin lipid dhe vjen deri te sulmi i acideve yndyrore. Atëherë krijohen peroksidet, të cilat reagojnë edhe më tej me acidet e tjera yndyrore. Një nga pasojat më të rënda të peroksidimit lipid është krijimi i qelizave kancerogjene. Gingivitsi Susami prej mijëra vjet është përdorur për ruajtjen e shëndetit të zgavrës së gojës. Parandalon rënien e dhëmbëve, kundërmimin nga goja, gjakderdhjen e mishit të dhëmbëve, fytin e thatë, forcon dhëmbët dhe mishin. Hulumtimet klinike vërtetojnë që është i shkëlqyeshëm për reduktimin e gurëve të dhëmbëve. Gingivitsi paraqitet kur mishi i dhëmbëve është jashtëzakonisht i ndjeshëm dhe i ndezur. Rrjedh lehtë gjak edhe në stimulimin më të vogël. Nëse gingivitisi nuk shërohet, mund të vijë deri te humbja e dhëmbëve. Kujdesi për foshnjat Shkencëtarët kanë konstatuar që bërja masazh foshnjave me vaj susami qetëson dhe është e rëndësishme për gjumë të qetë. Vaji i susamit është i lehtë dhe i shkëlqyeshëm për kujdesin e lëkurës së foshnjës. Shëndeti i lëkurës Për shkak të sasisë së madhe të vitaminës E, vaji i susamit mund të parandalojë krijimin e parakohshëm të rrudhave dhe plakjen e lëkurës. Zinku në vajin e susamit do të lehtësojë irritimin e lëkurës, të shërojë aknet, puçrrat. Po ashtu, nxit shërimin e plagëve dhe shëron parregullsitë në lëkurë. Kanceri Susami përmban lignine të tretshme me veçori fitoestrogjenike, të njohura edhe si sesamine. Shkencëtarët pohojnë që parandalon përhapjen e qelizave të ndryshme të kancerit, dhe atë të llojeve të ndryshme të kancerit siç janë: • Leucemia • Mieloma e shumëfishtë • Kanceri i zorrës së trashë • Kanceri i prostatës • Kanceri i gjirit • Kanceri i mushkërive • Kanceri i pankreasit.
Category:Plant & Animal Oil , Vegetable Products
Availability:In Stock
Seller:Neranxi
Warranty:1 year
company profile
Neranxi
- Company introduction:Neranxi është sot kompania më e madhe e importit të lëndëve të para për pasticeri, gelateri, prodhime brumi, restorante, ushqime aziatike dhe meksikane, produkte për bare dhe kokteile, erëza dhe fruta të thata, ambalazhe plastike dhe alumini, atrecatura, linjë prodhimi për kuti tortash, picash, katering dhe disqe si dhe shërbime të tjera të fushës së industrisë ushqimore dhe asaj tregtare. Kompania ka një rrjet të gjerë tregtar magazinash dhe dyqanesh i cili siguron distribuimin e produkteve që ne trajtojmë në Tiranë dhe shumë rrethe të vendit ku ajo ka derivatet e saj...
- Contact Person Name:Neranxi
- Address:Autostrada: Tirane- Durres, Km 7, Yrshek
- Post Code:1001
- Cell Phone #:+355 6720 12232
- Telephone #:+355 42 406 500/ 501
- Fax #:+355 48 200 419