00

Hyr në profilin tënd




Përdorues i ri? | Harruat fjalëkalimin?

  • Gjuha

Mente

Mente

Të intereson çmimi?

  • përshkrimi i produktit
  • profili i kompanisë
përshkrimi i produktit
  • Përshkrimi: Mentja, pëlqehet për freskinë e aromës së saj të veçantë dhe për efektet e saj sheruese. Eshtë përdorur edhe si përbërës ushqimor në gatime edhe si përbërës kurativ për shekuj me radhë. Gjethet e Mentes përdoren kryesisht për çaj. Përveç aromës së saj të mirë ajo përdoret për prodhimin e pastave të dhëmbëve.

    Efektet kurative të mentes:

    - Keni probleme me fytin? Pini vaj menteje. Vaji i mentes mund të përdoret për t’u pirë nga goja kur keni probleme me fytin, dhe për tu kujdesur për dhëmbët dhe gojën.

    - Shëron dhimbjen e kokës dhe qetëson kollën e të vjellat.

    - Stimulon stomakun dhe fshikëzën e tëmthit.

    - Relakson muskujt, qetëson alergjinë dhe nervin shiatik.

    Mentja përdoret si përbërës kryesor në shumë kremra,vajra esencial dhe shampo. E kombinuar me bimë mjekësore si rozmarina apo sherebeli, mentja preferohet nga brendet e bukurisë për efektet e saj qetësuese të stresit, si edhe për efektet e saj qetësuese dhe rigjallëruese të lëkurës.
    Vaji i mentes është një vaj esencial shumë i mirë për t’u përdorur pas depilimit. Ky vaj nuk lejon që të rritet qimja shpejt, jep freski, mbyll poren e hapur, e cila nuk lejon që qimja të depërtojë në lëkurë. Nëse përdoret për masazh në të gjithë trupin, vaji i mentes jep freski dhe kënaqësi. Ai gjithashtu ndihmon kanalet e frymëmarrjes, përdoret në rastet e ftohjeve, ndihmon në uljen e temperaturës, në bronkite dhe kollë, ku mund të masazhohet dhe vetëm pjesa e gjoksit.
  • Disponueshmëria:Me porosi
  • Furnitori:Agroherbal Shpk
  • Garancia:1 muaj
  • profili i kompanisë



    0

    Shërbim klienti