00

Hyr në profilin tënd




Përdorues i ri? | Harruat fjalëkalimin?

  • Gjuha

PSHP

 



Cili është qëllimi i MarketKonekt.com?
- Veb faqe në të cilën firmat mund të ekspozojnë produktet e tyre dhe me atë të jenë prezent në një vend qendror online, ku do të paraqiten të gjitha produktet që mund të gjinden në tregun kosovar. Kur një shfrytëzues do të interesohet për ndonjë produkt konkret, përmes kësaj platforme do të mund ta kontaktoj firmën që ofron këtë produkt apo të shohë ku (lokacionin) mund të blihet ai produkt.
 
- Veb faqe në të cilën firmat, mirëpo edhe konsumatorët mund të parashtrojnë kërkesë për ofertë të produkteve dhe shërbimeve në kategori përkatëse, të cilat do të dërgohen tek firmat të cilat mund të ofrojnë produkt  ose shërbim të tillë.
 
- Veb faqe në të cilën konsumatorët mund të kërkojnë produkte, të shohin specifikacionet e tyre, ku mund të porositen ato produkte dhe të komunikojnë me firmat që ofrojnë ato produkte.
 
Çfarë  ndodh nëse çmimi i produktit është i ndryshëm, gjegjësisht nuk ka çmim konstant?
- Në atë rast nuk është e patjetërsueshme të shënohet çmimi, çmimi mund të tregohet në momentin gjatë komunikimit me klientin.
 
Çfar ndodh nëse disponueshmëria e produktit ndryshon?
- Në këtë rast disponueshmëria nuk është e nevojshme të shënohet, disponueshmëria mund të tregohet në momentin gjatë komunikimit me klientin.
 
- Si mund të gjej produk në këtë veb faqe?
- Përmes kërkimit me fjalë kyqe, apo përmes klikimit në kategorinë përkatëse, ku mund të shihen të gjitha produktet në atë kategori.
 
- A mundet një produkt të gjindet në më shumë se një kategori?
- Mundet, më së shumti në 3 kategori.
 
- Kush mundet të regjistrohet në këtë veb faqe?
- Para se gjithash firma të cilat ofrojn produkte apo shërbime, mirëpo edhe profesionistë. Mund të anëtarësohen edhe persona fizik me qëllim që të mund të komunikojnë me firmat shitëse si dhe me shumë funksionalitete tjera.
 
- A mund të kontaktohet shitësi përmes veb faqes?
- Mundet, vet veb faqja ka sistem për porosi dhe chat, përmes së cilit mund të realizohet kontakt dhe të merret përgjigje nga vet furnizuesi.
 
- Si mund t'i shënoj prouktet që më pëlqejnë?
- Opcioni për ndjekje të produktit mundëson këtë gjë. Mund të përpiloni listën tuaj të produkteve të cilat ndjekni, thjesht duke klikuar në butonin Ndjek këtë produkt.
 
- Si mund të krahasoj produktet?
- Klikoni në ikonën me peshoren mbi fotografinë e produktit. Zgjedhni produktin e dytë të cilin doni të krahasoni. Klikoni në ikonën me peshoren. Në anën e djatht lart, nën tabin shitësit, nën PROFILI do t'ju paraqiten produktet që keni shtuar për t'i krahasuar. Klikoni në KRAHASO PRODUKTET dhe krahasoni.
 
- A mundet në faqen të bashkangjis produkt që do të dëshiroja ta blejë?
- Po, me parashtrimin e kërkesës për ofertë. Ky opcion është i qasëshëm edhe për konsumatorët edhe për kompanitë.
 
- Nuk mund ta gjejë kategorinë në të cilën gjindet produkti im!
- Na kontaktoni me propozim për emrin e kategorisë dhe do ta shtojmë.
 


04/225-3524

Shërbim klienti