Mjalte industrial
|
- përshkrimi i produktit
- profili i kompanisë
përshkrimi i produktit
Përshkrimi:Perberesit : Sheqer,acid citrik (E330),karamel.
Pesha :1kg
Pesha :1kg
Kategoria:Mjaltë dhe produkte të mjaltit
Disponueshmëria:Në stok
Furnitori:Sejega
Vendi i origjinës:Shqipëria
Garancia:1 muaj
Sasia minimale për porosi:3
profili i kompanisë
Sejega
- Përshkrimi i kompanisë:Kompania "SEJEGA" u themelua në vitin 1994. Ajo u krijua si një siparmarrje modeste private e diktuar nga kushtet dhe nevojat e tregut për ringritjen e industrisë ushqimore vecanërisht asaj të konservimit. Ballafaqimi i parë në tregun e brendeshëm me pak artikuj siç ishin ato të kremrave ushqimor dhe shurupeve rezultoi me sukses. "Sejega" filloi të njihej gradualisht tek të gjithë, me produktet e saj të shijshme e cilësore, duke plotësuar standardet e nevojshme të kohës falë një pune të gjithanëshme efektive promocionale. Dalja gjerësisht në tregun e brendshëm me nivelet e duhura krijoi premisa për nja zgjerim të mëtejshëm të gamës së artikujve. Na vifin 1995 u ngrit linja e prodhimit të majonezës, sallatës ruse, fërgesës, uthullës, lëngut të limonit. Më vonë me shtrirjen gjerësisht të ushqimeve të gatshme e të shpejta siç ishin Fast-Food-et, u ngrit dhe linja e prodhimit të ketchup, mustardës, xaxiqit, si dhe salcave të tjera. "Sejega" u bë shoqëria e parë e biznesit privat dhe mbeti e vetme deri vitet e fundit në industrinë ushqimore që prodhon artikuj të këtij karakteri dhe plotëson rreth 70% të nevojave të rrjetit Fast Food dhe marketet në Shqipëri. Rritja e kërkesave të konsumatorëve dhe shtrirja e rrjetit të shopingut bëri të domosdoshëm kalimin në ekspansion të Sejegës duke ngritur linja të tjera prodhimi, siç ishin ato të konservimit të fruta perimeve, regdrat e llojeve të ndryshëm, kompostot dhe marinadat tradicionale e deri tek përpunimi dhe konservimi i kërpudhave. Futja e këtyre linjave plotësoi strukturën e prodhimit vjetor të kompanisë si dhe përmbushi nevojat e kërkesat e tregut me artikuj tashmë tradicional për familjet shqiptare.
- Emri i personit te kontaktit:Sejega
- Adresa:Rr. "Siri Kodra", Nr.200 Tiranë
- Kodi postar:1001
- Telefoni celular #:+355 6940 96223 / +355 69 20 959 37
- Telefoni #:+355 42 270 990
- Faks #:+355 42 250 933