Millseal Plus Automatic
|
- përshkrimi i produktit
- profili i kompanisë
përshkrimi i produktit
Përshkrimi:Millseal Plus Automatic eshte inovacioni I fundit I Mocom. E vecanta e kesaj pajisje eshte se ajo lejon operatorin te kryeje ne menyre automatike procedurat e pregatitjes se zarfeve te plastifikimit dhe me tej gjithe procesin e plastifikimit nepermjet celesave te thjeshta.Makina e plastifikimit Millseal Plus, ka nje strukture solide plastike dhe alumini,qe bejne te kete nje peshe te lehte dhe nje madhesi te pershtatshme e cila lehteson procesin e pastrimit.Eshte nje pajisje me kontroll elektronik te parametrave te punes(kohes dhe temperatures) dhe sinjale akustike dhe vizuale te cilat informojne ne cdo kohe kushtet operative te makines.Fale rregullimit automatik te temperatures, eshte e mundur te arrihet nje kontroll efektiv I nxehjes se zones se plastifikimit duke siguruar keshtu nje performance te cilesise se larte gjate gjithe kohes.Shkalla metrike me te cilen eshte e pajisur ndihmon ne percaktimin me precizion te gjatesise se letres plastifikuese ne varesi te materialit te sterilizimit.
Kategoria:Pajisje dhe materiale stomatologjike
Disponueshmëria:Në stok
Furnitori:Albadent
Vendi i origjinës:Shqipëria
profili i kompanisë
Albadent
- Përshkrimi i kompanisë:Albadent Sh.p.k eshte themeluar ne vitin 1999 ne Tirane. Si rezultat I nje pune te forte dhe te suksesshme qe nisi me importimin e uniteve dentare nga Italia ne Shqiperi, ajo arriti qe ne nje kohe shume te shkurter te nenshkruaje marreveshje ekskluzive per importimin e uniteve Dentare Anthos, dege e Cefla Group ( nje kompani italiane mjaft e njohur ne mbare boten per prodhimin dhe eksportimin e uniteve dentare nga modeli A3 tek gjenerata me e fundit A9, qe permbush gjithe nevojat e klienteve sipas teknologjise me te fundit dixhitale) duke u bere shume shpejt lider I ketij lloji ne tregun shqiptar. Albadent Sh.p.k, gjate viteve te fundit ka treguar se me profesionalizmin dhe aftesine e saj ne rritje, eshte pozicionuar me se miri ne tregun shqiptar duke vazhduar dhe me tregtimin e materialeve te konsumit dentar dhe materialeve per perdorim laboratorik. Te sigurt ne vendosjen e bazave te forta ne tregun shqiptar duke plotesuar me se miri nevojat e klienteve qe nga pajisjet e teknologjise me te fundit deri ne produktet e konsumit ditor dentar, por edhe me sherbimet qe ajo ofron ndaj klienteve ne drejtim te servisit dhe asistences se vazhdueshme teknike, tashme, Albadent punon me qellime te qarta per te realizuar planet dhe objektivat qe ka vendosur per vitet ne vazhdim. Perspektiva te reja ne rritjen dhe shtrirjen e aktivitetit te saj, implementimin e teknikave te reja ne fushen e ortodoncise e implantologjise dhe permiresimin e cilesise se sherbimit ndaj klienteve, jane synimet e metejshme te Albadent.
- Emri i personit te kontaktit:Albadent
- Adresa:Sheshi:Karl Topia (Zogu i Zi) Kulla Nr. 2, Pall Nr. 127, Kati 3
- Qyteti:Tirana , Shqipëria
- Telefoni celular #:+355 69 20 77 553 / 552
- Telefoni #:+355 42 40 40 35 / 67
- Faks #:+ 355 42 40 40 63
- Gjeo Lokacioni:Paraqit