Përshkrimi i kompanisë:Fabrike Prodhimi e Montimi – Dyer – Te Blinduara- Te Brendshme
Met-Plast shpk u krijua ne korrik te vitit 1994 si inisiative e dy investitoreve shqipetare. Si fillim ajo podhonte dhe montonte dyer, dritare duralumini, qepena, tavane te varur, skeleri ndertimi dhe konstruksione metalike. Si baze nisje u perdor teknologjia italiane. Me futjen masive ne treg me keto produkte si dhe me seriozitetin e cilesine, shume shpejt Met-Plast krijoi lidhje solide me firmat e ndertimit duke sherbyer si baze per to. Duke pare zhvillimin e sektorit te ndertimit dhe kerkesat e tregut shume shpejt adoptoi produktet qe nevojiten me shume. Keshtu ne 1997 filloi prodhimin e dyerve te blinduara dhe me 2001 filloi prodhimin e dyerve te brendshme gje qe vazhdon edhe sot. Keto prodhime realizohen ne menyre cilesore fale linjave moderne si:
- Skuadra-borda dopio Stefani
- Linja e presimit me 12 poste Sergiani
- Impianti hoje modern Mauri-Machine
- Finger-Join Omga etj.
Keto linja dhe makineri kane bere qe prodhimet Met-Plast te perballojne konkurencen dhe te jene te nje cilesie europiane. Sot ato dalin jashte kufijve te Shqiperise me dinjitet. Fale linjave moderne, eksperiences dhe seriozitetit te stafit teknik, Met-Plast prodhon te gjitha llojet e dyerve me tamburato, me laminat, rimeso, dyer druri komplet, kasa dhe fashatura duke mbyllur komplet ciklin e dyerve te cdo lloji.
- Kapaciteti prodhues eshte:
>200 Dyer te blinduara ne muaj
>2000 Dyer te brendshme
- Lenda e pare merret ne firmat me ne ze italiane
- Derrasa e stazhionuar nga Austria 9% lageshti
Met-Plast eshte sot nje realitet shqipetar i shtrire ne gjithe territorin shqipetar.