Përshkrimi i kompanisë:Flower Shop Tirana eshte hapur ne nentor te vitit 1993 ne Tirane
dhe eshte nder pionieret e pare te biznesit floral ne Shqiperi. Zoti Luan
Ahmetaj, i diplomuar ne Universitetin Bujqesor te Tiranes me 1988, pas
nje periudhe emigrimi ne Greqi, me pasionin, eksperiencen dhe ato pak
te ardhura qe fitoi nga puna e bere ne disa firma dhe kompani lulesh ne
vendin fqinj vendosi qe te hap kete biznes ne kryeqytetin e vendit te tij,
ne Tirane. Edhe pse atehere mungonte tradita dhe kultura moderne e
luleve ne Shqiperi, edhe pse niveli ekonomik i shqiptareve ishte mjaft i
ulet, Flower Shop Tirana e zhvilloi me sukses biznesin e saj duke sjelle jo
vetem sherbimet e munguara me lulet ndaj qytetareve shqiptare apo
atyre te huaj qe punonin dhe jetonin ne vendin tone, por njeheresh
kontriboi edhe ne emancipimin e jetes dhe shoqerise shqiptare, per
zbutjen e konflikteve dhe forcimin e paqes, dashurise, miqesise,
respektit dhe nderimit mes shqiptareve.
Jane plot 16 vjet sherbim ndaj bashkeqytetareve tane me lule nga ky
dyqan per cdo rast; per dite gezimi apo hidherimi, per dite festash apo
fatkeqesish, per te dashuruar apo te martuar, per te porsalindur apo
porsandare nga jeta, per te rinj apo pensioniste, per diplomate apo
politikane, per dasma apo spektakle kulturore, per apartamente banimi
apo institucione te ndryshme.
Gjithmone jemi perpjekur t’u ofrojme klienteve tane nje sherbim
korrekt e professional duke respektuar maksimalisht kerkesat dhe shijet
e tyre per te bukuren me emrin lule.
Dhe ne themel te suksesit dhe te zhvillimit te biznesit tone qendron
kontributi dhe dashuria e ketyre njerezve per lulen e bukur natyrale qe
percon ne nje menyre krejt te vecante dhe te pazevendesueshme
mesazhet, ndjenjat, respektin, dashurine dhe nderimin njerezor.
Nuk ka me bukur se sa kur ato shprehen me ane te luleve.